Plagosja e tre të rinjve në Elbasan, polici jashtë shërbimit ndoqi autorin

Plagosja e tre të rinjve në Elbasan, polici jashtë shërbimit ndoqi autorin

Policia ka dhënë detaje e para për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, ku tre persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. 

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në verandën e një lokali në drejtim të shtetasve A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç dhe B. H., 19 vjeç. Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo dëgjoi të shtënat, doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë largimit, autori hodhi armën e zjarrit dhe arriti të arratisej në thellësi të lagjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe administrimin e provave që do t'i shërbejnë identifikimit dhe arrestimit të autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy