Afganistan, Amerika nis zyrtarisht tërheqjen e trupave pas 20 vitesh luftë

Afganistan, Amerika nis zyrtarisht tërheqjen e trupave pas 20 vitesh luftë

Pas deklaratës së përbashkët me NATO-n Amerika edhe zyrtarisht ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga Afganistani. Në këtë mënyrë nis edhe përfundimi i asaj që presidenti i Amerikës Joe Biden e quajti ‘lufta e përhershme‘.

Sipas BBC, SHBA-ja dhe NATO e kanë patur praninë e tyre në Afganistan prej gati 20 vitesh. Mirëpo, tërheqja e trupave e cila do të zgjasë deri më 11 shtator, vjen në mes të përshkallëzimit të dhunës, ndërsa forcat afgane të sigurisë gjenden në gadishmëri të lartë për sulme hakmarrëse.

Talibanët kanë deklaruar se nuk e mbështesin më marrëveshjen, që të mos lumojnë më trupat ndërkombëtarë.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar midis militantëve dhe presidentit të atëhershëm, Donald Trump, forcat e huaja duhet të ishin larguar nga 1 maji, periudhë në të cilën talebanët nuk do t’i sulmonin trupat ndërkombëtare.

Zyrtarët i thanë Reuters se gjatë kësaj kohe talebanët i kanë mbrojtur bazat ushtarake perëndimore nga grupet rivale islamike. Gjithsesi kjo nuk i ka ndalur sulmet e talebanëve ndaj forcave afgane dhe ndaj civilëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy