Artjon Bakaj influencues në Zgjohu me MCN ka komentuar lidhur me festimet e Halloween në Shqipëri për të cilën shprehet se nuk i kushton shumë rëndësi emrit të festës sesa mund fitohet ti marrë asaj më të mirën për të festuar.
Ai shprehet se nuk mendon se çdo gjë duhet të përçojë një mesazh sepse njeriu del për të festuar dhe për të hequr mendjen.
Ashtu si çdo gjë mund ti kapësh pozitivet dhe negativet çdolloj feste. Jam dakord që fëmija të edukohet me festën, por ajo që maskohet në fytyrë nuk është më e dëmshme se ajo që ka në zemër. Sa për festimet mbesat e mia mendojnë çfarë do veshin dhe kur shoh se ato janë të lumtura ty të gëzon.
Nëse futesh shumë thellë duke i parë gjërat në detaje normale që do i nxjerrësh diçka negative, por duhet ta dish deri diku, prandaj mendoj se më këto gjëra që po përjetojmë do ishte shumë mirë që të shfrytëzonim festat për të kërcyer dhe dëfryer.
Unë kurrë nuk jam pikturuar, por nuk mendoj se çdo gjë duhet të përçojë një mesazh sepse njeriu del për të festuar dhe për të hequr mendjen. Ka raste që nuk dua të festoj asnjë festë si viti i ri apo ditëlindja ime, ndërsa këtë vit halloween dua ta festoj mes shtrigave.



