Konflikti me Izraelin/ Kalemaj: Synimi i luftës, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit (VIDEO)

Konflikti me Izraelin/ Kalemaj: Synimi i luftës, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se nuk dihet se sa mund të zgjasë konflikti në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Iranit.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se Irani është i papushtueshëm për shkak të terrenit gjeografik që ka dhe se rrethohet nga tre male.

Sipas tij, synimi i kësaj lufte është fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit. 

Irani nuk ka mbështetje të ndonjë shteti të fuqishëm. Irani ka tre centrale bërthamore, të cilat bëjnë pasurimin e uraniumit, vetëm njëri prej tyre ka pësuar pak dëmtime. Njëri që është më i fortifikuar, ndodhet brenda malit dhe aty ndodh pasurimi i uraniumit dhe shkatërrimi i saj do e kthente historinë nga pika zero.

SHBA kanë një lloj arme 14 ton, e cila mund të lançohet me anë të avionëve B2 amerikanë dhe nuk ka nevojë të shkojnë në bazat përreth Iranit. Këta avionë kanë kapacitetin për ta goditur dhe shkatërruar, të paktën teorikisht. 

Prandaj Trump në deklaratën e tij që bëri bujë që foli dhe tha se ne e dimë se ku ndodhet Ajatollah Ali Khamenei, la të kuptohet se dimë ku ndodhet. Dhe për momentin është i sigurt.

Shumë herë më e rëndësishme se nxjerrja jashtë loje e 86-vjeçare e Khameneit, është nxjerrja jashtë loje dhe fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit. Por për këtë ka debate brenda SHBA. 

Nga Izraeli ishte një operacion i mirëorganizuar më parë dhe kanë përdorur infiltrime dhe për të shënjuar me saktësi objektivat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy