Procedura online pengonte transferimin e nxënësit/ Xhadat dhe Zyra Arsimore zgjidhin rastin (VIDEO)

Procedura online pengonte transferimin e nxënësit/ Xhadat dhe Zyra Arsimore zgjidhin rastin (VIDEO)

Qytetari Ermal Mustafaraj ka denoncuar tek emisioni "Xhadat” sorollatjen për transferimin e të birit nga gjimnazi "Myslim Shima", te ai “Petro Nini”.  Arsyeja e transferimit ishte se i biri ishte përfshirë në një aksident nga ku kishte mbetur i dëmtuar dhe kishte nevojë për fizioterapi. Qendra e saj ishte pranë gjimnazit “Petro Nini” dhe oraret për ndjekjen e saj ishin fill pas përfundimit të mësimit. Sipas qytetarit, shkolla ku djali mësonte kishte kryer procedurën e transferimit online, por diçka nuk kishte shkuar siç duhet.

Pas regjistrimit të shqetësimit “ Xhadat” ju drejtuan Zyrës Arsimore Tiranë për adresimin e rastit. Kjo e fundit pasi i kërkoj denoncuesit të sillte fizikisht disa dokumenta, e zgjidhi rastin brenda ditës.

Transferimi i nxënësit në shkollën ku ka afër dhe qendrën e fizioterapisë u krye, teksa prindi falenderoi emisionin “Xhadat” dhe Zyrën Arsimore.        

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy