
Për herë të parë në histori, një grua me ngjyrë pritet të zgjidhet kryetare e bashkisë së Bostonit. Sondazhi i fundit nga Universiteti Suffolk vendos këshilltaren e qytetit Michelle Wu në krye të grupit me 31% të votave. Jo shumë larg Wu, Kim Janey, kryebashkiakia e parë me ngjyrë në qytet, mban 20% të votave.
Në vend të tretë rënditet këshilltarja e bashkisë Anissa Essaibi George me 19% dhe në vend të katërt ndodhet këshiltarja e bashkisë Andrea Campbell me një mbështetje prej 18%, sipas anketës.
Zonja Anissa Essaibi George është e bija e një tuniziano-arabi dhe nëna e saj është polake. Ajo identifikohet si grua me ngjyrë. Fleta e votimit ka edhe katër kadidatë të tjerë, tre për të cilëve janë aktivë, por asnjë prej tyre nuk gëzon më shumë se 3% mbështetje, sipas anketës.



