Nëse ndodh e pamendueshmja dhe shpërthen Lufta e Tretë Botërore, ekziston një fjalim i planifikuar, që Mbretëresha do t’ua lexojë qytetarëve të Britanisë. Në fakt, ky fjalim ka qenë i gatshëm që nga viti 1983 gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë dhe u bë publik në vitin 2013, sipas ligjit dhe afatit 30-vjeçar të Arkivave Kombëtare.
Në përputhje me rregullën tridhjetëvjeçare të Mbretërisë së Bashkuar për dokumentet qeveritare, teksti i plotë u bë i disponueshëm për publikun nga Arkivat Kombëtare dhe u botua nga BBC. Koreja e Veriut nuk është e vetmja e gatshme për luftë. Pavarësisht se është shkruar mbi 30 vjet më parë, pjesa më e madhe e fjalimit të Mbretëreshës duket çuditërisht e rëndësishme për ditët e sotme.
Fillon duke kujtuar transmetimin e saj tradicional të Krishtlindjeve.



