Në seancën e sotme parlamentare Kuvendi miratoi projektligjin i cili rrit pagat për deputetët, ministrat, Kryeministrin, Presidentin dhe kryetarin e Kuvendit.
Projektligji i cili ngjalli debate në seancë u miratua me 95 vota pro dhe 3 kundër.
Projektligji parashikon edhe rritjen e pagave për administratës publike, në nivel qendror dhe lokal, ku do të përfshihen 130 mijë punonjës.
Në fjalën e tij në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi si farsë të turpshme zgjedhore, duke paralajmëruar votën kundër.
Ndonëse tha se ka qenë dhe mbetet gjithnjë për rritjen e rrogave e pensioneve, nuk do e votojë.
Nuk e votoj këtë ligj sepse ky ligj është një mashtrim i tmerrshëm.



