Edhe pse nuk është një vend evropian, lidhjet e Izraelit me Evropën janë të thella dhe të hershme. Historia e Evropës nuk është e plotë pa Izraelin, ndërsa historia e vetë Izraelit duhet të shërbejë si simbol bashkëjetesë dhe force për të gjithë evropianët. Nga ana tjetër, lidhja e Izraelit me Shqipërinë mund të themi se cilësohet shpesh si speciale, duke pasur parasysh mbrojtjen që shqiptarët iu ofruan hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën vetëm pas viteve ’90-të. Java e Kulturës Izraelite është një mundësi për më tepër njohje mes Izraelit dhe Shqipërisë, ndërkohë që të dy vendet mund të thellojnë bashkëpunimet. Ndiqni për më tepër në “EuropeIN” nga Blerina Goce bisedën me ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler.



