Berisha: SPAK është një bandë që zëvendëson ligjet me urdhra politike

Berisha: SPAK është një bandë që zëvendëson ligjet me urdhra politike

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një lidhje “Skype” për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të institucioneve të drejtësisë në vend, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të motivuara politikisht.

Ai ka akuzuar SPAK-un për shpërdorim të autoritetit dhe për zbatimin e urdhrave politike në vend të ligjeve. Berisha ka theksuar se disa nga vendimet e gjykatave, përfshirë atë të arrestimit të tij, janë antikushtetuese dhe shkelin parimet e proporcionalitetit.

“E para që është dërguar është vendimi pa miratimin e parlamentin, kjo është kërkesa e parë e dërguar në Gjykatën e Strasburgut, më pas janë dërguar të gjithë të tjerat.

Me që jemi te arresti, në parlament nuk u dërgua dosja sepse dosja ishte një ‘hiç’. Në parlament do krijonte neveri të madhe dhe ndaj nuk u dërgua dosja, por u dërgua vendimi i paligjshëm i gjykatës dhe ndëshkimi im që nuk kisha zbatuar këtë vendim.

Unë kam ndjekur dhe kemi rënë dakord që në fillim që të zbatohet procedura ligjore dhe nëse avokatët e gjykojnë si proces të procedurës ligjore janë të detyruar ta ndjekin atë.

Së pari në vendimin e Gjykatës ka vetëm një vendim dhe në të cilin përfshihen të dyja masat dhe siç thotë vetë SPAK vendimi është antikushtetues por nuk guxon ta shprehë sepse thotë që ky vendim shkeli vendimin e proporcianalitetin. Ky nuk është parim i ligjeve të thjeshta, por i Kushtetutës.

Nga 92 deri më sot mund të kem firmosur me dhjetëra urdhra dhe ligje. Mos zbato asnjëherë vendime antiligjore, por për fat të mirë këtë parim e sanksionon Kushtetuta që ndonëse kërkon në mënyrë taksative zbatimin e vendimeve të gjykatave, por thotë zbatimin e vendimeve të ligjshme.

Pra SPAK është një bandë që zëvendëson ligjet me urdhra politike."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy