Rastet e evidentuara apo mirëpranuara që kanë abuzuar me fëmijët, duhen ndëshkuar dhe duhen bërë shembuj si nga gjyqësori ashtu edhe nga shoqëria.
Ministri Klosi ka kërkuar këtë të martë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut që gjyqësori të dënojë më ashpër rastet e evidentuar. Ndërkohë ai kujtoi edhe një herë rëndësinë e vendosjes së kamerave në këto qendra sociale.
