Sota: Skandali në Zvërnec, pika e vlimit që bëri Europën të reagojë. Emiri: Moratoriumi i PE-së, pozitiv për rishikimin e zonave të mbrojtura

Sota: Skandali në Zvërnec, pika e vlimit që bëri Europën të reagojë. Emiri: Moratoriumi i PE-së, pozitiv për rishikimin e zonave të mbrojtura

Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Shqipërisë të vendosë një moratorium për lejet e ndërtimit në zonat e mbrojtura. 

 

Eksperti i turizmit, Dionis Sota, dhe gazetari Geri Emiri, të ftuar në “MCN Informacion”, e interpretuan këtë nismë si një sinjal të fortë politik dhe institucional në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e mjedisit dhe protestave kundër investimeve në Zvërnec.

 

Sipas Sotës, skandali në Zvërnec ishte pika e vlimit që bëri Evropën të reagojë. 

 

 

Ky është një qëndrim i qartë evropian, veçanërisht nga disa shtete të ndjeshme ndaj mbrojtjes së zonave të shpallura të mbrojtura. 

Pa dyshim që është një sinjal i mirë, i qartë dhe shpresëdhënës për Shqipërinë.

 

Protestat kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. 

Ato nisën si një iniciativë lokale dhe u pasuan nga protesta të njëpasnjëshme, si ato për Rrjollin dhe zona të tjera. 

 

Pjesa e Zvërnecit ishte ajo që shpërtheu 'tapën' dhe solli një reagim shumë më të gjerë.

 

Ishte pika e vlimit që i dha jehonë të madhe ndërkombëtare çështjes, brenda dhe jashtë vendit, duke sjellë reagime në nivel kombëtar, në diasporë dhe në arenën evropiane. 

 

Skandali në Zvërnec ishte pika e vlimit që bëri Evropën të reagojë.

 

Sot ka protesta dhe aktivitete sensibilizuese në mbi 20 qytete evropiane, por edhe në SHBA, Australi dhe Kanada.

 

Kjo lëvizje i ka dhënë Shqipërisë një imazh pozitiv. 

Protestuesit kanë treguar qytetari të lartë, pasi jo vetëm kanë protestuar në mënyrë paqësore, por në fund kanë pastruar edhe hapësirat publike ku janë mbledhur. 

 

Në sytë e evropianëve, kjo është parë si një shembull pozitiv dhe ka sjellë një reklamë të mirë për Shqipërinë.”

 

 

Gazetari Emiri nga Amfora.al, e konsideroj Moratoriumin e PE-së si pozitiv për rishikimin e zonave të mbrojtura

 

 

Prej kohësh organizata të ndryshme evropianë dhe struktura të lidhura me Bashkimin Evropian i kanë bërë thirrje Shqipërisë për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe për rishikimin e projekteve që mund të kenë ndikim mbi biodiversitetin.

 

Lëvizja e eurodeputetëve bëri të mundur përfshirjen e një rezolute në diskutimet e djeshme, ku tashmë nuk flitet vetëm për një projekt specifik, por për nevojën e një moratoriumi në të gjitha zonat e mbrojtura.

 

Ky moratorium do të sillte pezullimin e ndërhyrjeve dhe të lejeve të reja deri në rishikimin e ndryshimeve ligjore të bëra në vitin 2024 për zonat e mbrojtura. 

 

Këto ndryshime kanë ngjallur debate të shumta dhe shqetësime për pasojat e mundshme negative mbi mjedisin, edhe para se projektet e planifikuara nga investitorët privatë të finalizohen.

 

Prandaj, sinjali i Parlamentit Evropian është një zhvillim shumë pozitiv për rishikimin e politikave që prekin zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy