Në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tetë anëtarë të familjes, mes tyre 5 fëmijë, u qëlluan me armë zjarri duke gjetur vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Enoch, ku policia gjeti trupat e pajetë të viktimave brenda shtëpisë së tyre në qytet, rreth 245 milje në jug të Salt Lake City.
Të 8 viktimat, që të gjithë nga e njëjta familje, u gjetën të vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri në një shtëpi në jug të Utah, në Enoch, një qytet me rreth 8000 banorë 400 kilometra në jug të Salt Lake City.
Familja ishte e njohur në komunitetin lokal, ndërkohë që rrethanat e krimit janë ende duke u hetuar.



