Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias bën me dije se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.
Në një intervistë për mediat vendase, Dendias thotë se një gjë e tillë do të bëhet duke respektuar të Drejtën Ndërkombëtare dhe në konsultim të plotë me fqinët, kur një gjë e tillë do t’i kërkohet.



