Gjoni: Një javë me mot të qëndrueshëm. Nga dita e martë priten rënie të temperaturave (VIDEO)

Gjoni: Një javë me mot të qëndrueshëm. Nga dita e martë priten rënie të temperaturave (VIDEO)

Moti gjatë javë që po hymë do të karakterizohet me një mot të qëndrueshëm.

Metereologia Anira Gjoni nga IGJEUM, bëri të ditur për “MCN live”, java që po hymë do të jetë kryesisht e mot të qëndrueshëm por që do të ketë ulje temperaturash nga dita e martë.

Gjatë fundjavës presim një moti relativisht të qëndrueshëm. Ndodhemi nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme ku do të vazhdojnë ditët e bukura me diell përgjatë kësaj fundjavë temperaturat do të vijojnë në këto nivele siç na kanë shoqëruar gjatë javës që po kemi pas.

Temperaturat në bregdet, presim që të shkojnë deri në 13 °C, ato maksimale shkojnë deri në 20-21 °C, në zonat e ulëta minimalja 10°C dhe maksimalet shkojnë deri në 24 °C, kryesisht ditën e diel.

Për zonat malore presim që minimalja të regjistrojë 5 °C dhe ato maksimale të shkojnë deri në 18 °C.

Nga dita e martë presim që të kemi një rënie të këtyre temperaturave.

Java e parë e nëntorit nga data 4-11 nëntor, presim që të jetë një javë me temperatura të ulëta.

Do të jenë një mot më i freskët, pra temperatura më të ulëta.

Përsa i përket ndoshta edhe muajit nëntor, do të shoqërohet relativisht me temperatura tipike të stinës.

Gjithsesi gjatë nëntorit nuk presim që të kemi reshje, Do të jetë, mot i qëndrueshëm dhe presim që temperatura të vijojnë do të jenë më të ulëta sesa temperatura që na kanë shoqëruar gjatë muajit tetorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy