Pedro Sánchez është betuar si kryeministri i ri i Spanjës

Pedro Sánchez është betuar si kryeministri i ri i Spanjës

Lideri socialist Pedro Sanchez, është betuar si kryeministër i Spanjës, nga mbreti Felipe VI, pas largimit të konservatorit Mariano Rajoy.

Sanchez u vu në krye të pushtetit të shtunën, në një ceremoni në Pallatin Zarzuela, një ditë pas votës së mosbesimit ndaj ish-kryeminiastrit Mariano Rajoy, që përfshin akuzën për korrupsion ndaj liderit konservator të Partisë Populiste.

Sánchez, i cili është një ateist, mori betimin për të mbrojtur kushtetutën pa një Bibël ose kryq, i parë në historinë moderne të Spanjës.

Tani ai do të drejtojë qeverinë për dy vitet e mbetura të mandatit parlamentar.

Udhëheqësi socialist fitoi mbështetjen e gjashtë partive të tjera për të hequr Rajoy pas një skandal masiv të korrupsionit.

Si kryeministri i ri i Spanjës, partia e të cilit ka vetëm një të katërtën e vendeve në parlament, tani duhet të vendosë se kush do të jetë pjesë e kabinetit të tij dhe pritet t'i emërojë ato javën e ardhshme.

Kryeministri i ri spanjoll Pedro Sanchez (L), Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe ish-kryeministri Mariano Rajoy gjatë ceremonisë së betimit të z. Sanchez në Madrid, Spanjë, 2 qershor 2018

Në një ceremoni të shkurtër në rezidencën mbretërore në Madrid, Sánchez, 46 vjeç, premtoi të "përmbushë me besnikëri detyrat e tij" me ndërgjegje dhe nder, me besnikëri ndaj mbretit dhe për të ruajtur kushtetutën si një shtet themelor".

Parlamenti i Spanjës ka votuar 180-168 të premtën për të zëvendësuar qeverinë e Rajoyit me Sanchez. Një deputet ka anstenuar. Spanja është fuqia e katërt e eurozonës dhe një anëtar me rëndësi i Bashkimit Evropian.

Sanxhez dhe partia e tij janë mbështetës të Bashkimit Evropian dhe vlerës monetare. Dyzet e gjashtë vjecari Sanchez, është kryeministri i shtatë me radhë i Spanjës që nga kthimi i demokracisë pas vdekjes së diktatorit Francisko Franco më 1975.

Rajoy është kryeministri i parë në historinë moderne spanjolle që u mposht në një mocion mosbesimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy