Dy vajza të reja u vranë sot në Stamboll, me një diferencë prej tridhjetë minutash, ndërsa autori i krimeve u vetëvra, siç njoftojnë autoritetet, cituar nga agjencia turke Anadolu.

Dy viktimat dhe i dyshuari ishin 19 vjeç, tha guvernatori i Stambollit, i cili nuk specifikoi nëse viktimat e njihnin vrasësin e supozuar.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Dha, njërës prej viktimave iu pre koka mbi një nga muret e qytetit, në lagjen Fatih, vend nga i cili më pas u hodh autori.

Turqia po mundohet nga plaga e femicideve: një shoqatë lokale ka regjistruar 290 vrasje të grave që nga fillimi i vitit dhe më shumë se 160 'vdekje të dyshimta' të tjera të klasifikuara si vetëvrasje ose 'aksidente'.

Në fund të shkurtit, shtatë feminicide ndodhën brenda një dite në të gjithë vendin. Turqia u tërhoq në vitin 2021 nga Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave, e njohur si Konventa e Stambollit, e cila u kërkon autoriteteve të hetojnë dhe ndëshkojnë dhunën ndaj grave.