Polumbarët nxjerrin trupat e dy fëmijëve që u mbytën në liqenin e Prushit, ishin vëllezër (Video)

Polumbarët nxjerrin trupat e dy fëmijëve që u mbytën në liqenin e Prushit, ishin vëllezër (Video)

Dy fëmijë të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit, në periferi të Tiranës.

Nga të dhënat paraprake, policia thotë se sot rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur M.T., 14 dhe K.T., 10 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes shkuan dhe polumbarët e Reneas, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Mësohet se dy fëmijët janë vëllezër me njeri tjetrin, ku më i madhi u fut në liqen, për të shpëtuar të voglin që nuk po dilte dot, duke humbur jetën të dy.

Burime bëjnë me dije se kanë qene një grup prej 6 fëmijësh, të cilët kanë shkuar që të lahen në liqen, ku fatkeqësisht dy prej tyre nuk kanë mundur të dalin.

Lidhur me rrethanat, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy