
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të përzgjedhur një kandidat të përbashkët për President të vendit.
“Sapo përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, shkruan Ali Ahmeti në rrjetin social "Facebook".
Por kreu i BDI-së përveç lajmit të marrëveshjes dhe takimit me Zaev nuk ka bërë të ditur asnjë emër se cili do të jetë kandidati i përbashkët pët presidentin e ardhshëm të Vendit.



