Kreu i rgupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu rikthye sërish sot mbylljes së aferës së CEZ-it. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur skandalin më të madh korruptiv pa e hetuar fare.
“I kërkuam kryeprokurorit fillimin e procedimit penal. Jemi njohur nga prokuroria për dërgimin në gjykatë, jo për fajtorët, por për mbylljen e kësaj çështjeje. Do vazhdojmë të kërkojmë pse skandali CEZ nuk mund të mbyllet. Pse prokuroria duhet të kishte marrë deklarimet e personave për të cilët komisioni i Kuvendit, në raportin përfundimtar, të miratuar nga shumica e anëtarëve, ka kërkuar dërgfimin e raportit në prokurori me qëllim fillimin e çështjes penale. Është miratim i kuvendit me 74 vota pro. Si ka mundësi që ka prokurorë që na çuakan ndërmend se në vitin 2017 mund të mbyllet një aferë kaq e madhe korrutpive pa një hetim të vetëm. Kush janë këta prokurorë dhe kush u ka dhënë pushtet? Ky është një akt tepër i rëndë. Nuk merren fare në konsideratë provat rrëqethëse. Kush janë katë prokurorë që falin Sali Berishën pa e hetuar? Të falin Nue Nik Kalaj, Genc Rulin, Ridvan Boden, Eno Bozdon, Shkëlzen Berishën, Florian Mima, Bujar Nepravishta drejtori i ERE, Ledina Mandija ish-avokate e shtetit. Dashurinë për këta persona prokurorët le ta mbajnë, por aty duhet të bëjnë detyrën e shtetit. Prokuroria e përdorur nga opozita, nga personat që duhet të përgjigjen menjëherë para drejtësisë”, tha Balla.



