Kina mund të pushtojë plotësisht Tajvanin deri në vitin 2025

Kina mund të pushtojë plotësisht Tajvanin deri në vitin 2025

“Kina do të jetë e aftë të bëjë një pushtim të plotë të Tajvanit deri në vitin 2025”, kështu tha ministri i mbrojtjes i ishullit Chiu Kuo-cheng, duke përshkruar tensionet aktuale si më të këqijat në 40 vitet e fundit.

Chiu tha se Kina ishte e aftë tani, por do të ishte plotësisht e përgatitur për të nisur një pushtim në tre vjet.

"Deri në vitin 2025, Kina do të sjellë koston në nivelin më të ulët. Ka kapacitet tani, por nuk do të fillojë një luftë me lehtësi, duke pasur parasysh shumë gjëra të tjera, "tha ai.

Pekini dërgoi rreth 150 avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit gjatë katër ditëve duke filluar të Premten, në të njëjtën ditë që Kina shënoi një festë patriotike.

Pekini pretendon se Tajvani është një provincë e Kinës dhe është zotuar se do ta rimarrë atë edhe me forcë nëse është e nevojshme, dhe akuzon qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike se është separatiste. Qeveria e Tajvanit thotë se është tashmë një komb sovran pa nevojë për të shpallur pavarësinë. Të martën presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen shkroi se Tajvani nuk do të ishte "aventurier", por do të bënte "gjithçka që duhet" për të mbrojtur veten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy