Ne do të përfundojmë likuidimin e batalioneve të Hamasit, edhe në Rafah. Nuk ka asnjë forcë në botë që mund të na ndalojë. Ka shumë forca që përpiqen ta bëjnë këtë, por kjo nuk do të jetë e dobishme, nuk do të na ndalojë. Ne kemi tre objektiva: të çlirojmë pengjet, të eliminojmë Hamasin dhe të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin.
Kështu tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një vizite në bazën ushtarake Tel Hashomer.
Këtyre tre objektivave, kryeministri i shtoi edhe një të katërt, pikërisht mposhtjen e boshtit të së keqes të udhëhequr nga Irani.



