Panariti: Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është spekulative, qeveria të ndërhyjë (VIDEO)

Panariti: Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është spekulative, qeveria të ndërhyjë (VIDEO)

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është spekulative dhe nuk ndjek tendencat e bursës. Panariti deklaroi qeveria e ka mundësinë që të ndërhyjë duke ulur ngarkesën e taksave, qoftë edhe në mënyrë provizore.

Vërtet ndodhemi në një situatë të rëndë nga konflikti Rusi-Ukrainë që ka ndikuar në tregun botëror, por rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është spekulative sepse nuk ka ndjekur tendencën e bursës. Shqipëria është vend unikal që ngarkon naftën me plot 8 taksa. Praktikisht nafta çmimin bazal e ka 1 mijë lekë të vjetra dhe 1300 lekë taksa. Kemi edhe dy taksa që i marrin koncesionarët, që shkojnë për xhepat e privatit, taksa për skanerin dhe kolaudimit të pompave. Qeveria i ka të gjitha mundësitë për të ulur provizorisht ngarkesën fiskale. Nëse do hiqeshin disa taksa do reflektoheshin në uljen e çmimit që është i papërballueshëm”.

Panariti u shpreh se ndonëse Shqipëria është vend prodhues i naftës ka çmimin më të lartë në rajon dhe botë.

 Zoti i ka dhënë Shqipërinë fushën më të madhe naftëmbajtëse në Evropë Patoz-Marinzë. Aktualisht në Zvicër nafta është 1600 lekë të vjetra për litër, apo në Maqedoni, dhe asnjë nga këto vende nuk ka fusha nafte. Shqipëria ka fushën më të madhe naftëmbajtëse në Evropën Kontinentale. Nëse qeveria thotë që nuk kam çfarë bëjë, atëherë pse duhet qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy