Japonia shënoi mes qershorit dhe gushtit temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në arkipelag që nga krijimi i statistikave të krahasueshme në 1898.
Lajmin e bëri me dije agjencia meteorologjike e vendit.
"Krahasuar me vitet me temperatura të larta mesatare (2010, 2013, 2018 dhe 2022), numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta u rrit ndjeshëm nga fundi i korrikut, duke u bërë më i larti që nga viti 2010”, shtoi agjencia në një deklaratë.
Në shumë pjesë të vendit, jo vetëm temperaturat maksimale, por edhe ato minimale kanë arritur nivele rekord, si në qytetin Itoigawa, ku temperatura minimale arriti në 31.4°C më 10 gusht, më e larta në vend, sipas agjencisë.



