Pas takimit të djeshëm me zyrtarin e lartë amerikan, kreu i PD-së i ka intensifikuar takimet. Pas mbledhjes së dytë me aleatët, Basha ka shkuar sërish në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Takimi i parë me Berishën u parapri nga një takim i Bashës me aleatët, me të cilët mësohet se është diskutuar për numërimin elektronik dhe identifikimin biometrik të zgjedhësve.
Ndërkohë, edhe një takim i dytë i kësaj natyre me aleatët është pasuar me një vizitë në zyrën e Berishës.
Siç raporton “Panorama”, takimi i parë me aleatët ka zgjatur rreth 50 minuta dhe është zhvilluar pa praninë e mediave në selinë e PD-së. Mësohet se në qendër të tij është paketa e ofruar si mundësi për futjen e opozitës në zgjedhje.



