Policia Rrugore kontrolle gjatë natës, 8 patenta të pezulluara, 3 shoferë në pranga

Policia Rrugore kontrolle gjatë natës, 8 patenta të pezulluara, 3 shoferë në pranga

Policia Rrugore e Tiranës gjatë kontrolleve të kryera mbrëmjen e djeshme prej orës 19:00 deri në 24:00, konstatoi 8 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore bënë me dije se u pezulloi drejtuesve të automjeteve lejen e drejtimit nga 2-6 muaj dhe masë administrative 10.000 deri në 26.000 lekë të rinj, si dhe u zbriti nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit.

Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe një që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit janë pezulluar, si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 6.000 lekë deri në 12.000 lekë të rinj secili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy