Milo: Enveri nuk ishte i përgatitur që të kalonte nga Lindja në Perëndim

Milo: Enveri nuk ishte i përgatitur që të kalonte nga Lindja në Perëndim

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se Enver Hoxha sa ishte prishur me sovjetikët, kur ofertat nga Perëndimi filluan të vijnë.

Ai tregoi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se amerikanët filluan të interesuan çfarë do bëhet me Shqipërinë dhe në një moment Enver Hoxha porositi një artikull me gërma të zeza për politikën e jashtme në faqen e parë të gazetës “Zëri i Populli” dhe aty thuhej se qeveria shqiptare është e gatshme të vendosë marrëdhënie diplomatike me çdo vend në emër të parimeve, por pa u përmendur Amerika.

Milo shtoi se ky mesazh u kap dhe u diskutua gjerë e gjatë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe u diskutua në Këshillin e NATO-s dhe u tha që të ndiqej me vëmendje sjellja e Shqipërisë.

U porositën qeveria italiane dhe greke që të jenë shumë të kujdesshme në këto marrëdhënie. Kennedy ka diskutuar me Titon në Shtëpinë e Bardhë për punën e Shqipërisë, e gjykuan dhe gjykuan dhe arritën në përfundimin, lëreni çorbën të ziejë ngadalë.

Që kuptonte që mos t’i nxisim ne problemet e Shqipërisë brenda, ti ndjekim nga larg, të jemi të vëmendshëm, por mos t’i nxisim ne.

E mbajtën atë qëndrim asokohe se Amerikës i kishte shpërthyer çështja e raketave në Kubë.

Dhe amerikanët nuk ishin të interesuar të hapnin një konflikt tjetër në Adriatik, në Europë dhe ata nuk do të ndërhynin në atë që e quanin si një zonë të influencës ruse.

Hrushovi e akuzoi se je shitur për 5 aspra. Kryesorja ishte në atë kohë se Enveri nuk ishte i përgatitur për të bërë këtë ndryshim cilësor, që të kalonte nga Lindja në Perëndim. Enveri nuk ishte Tito.

Perëndimi ishte gati, nëse do jepte shenjë se donte të ikte, por Enveri nuk ishte gati. Gjeti formulën e aleancës me Kinën, nuk kishte zgjidhje tjetër.

Se Kina i premtoi zëvendësimin e ndihmave ekonomike sovjetike dhe e dyta e ndihmoi në çështjet e sigurisë, e armatosi, e modernizoi.

Pastaj do vinë histori të tjera që do prishin marrëdhëniet shqiptaro-kineze.

Milo shtoi se ka patur një bërthamë të vogël shqiptarësh që shkuan në Amerikë dhe panë çfarë ishte Amerika, ku ndonëse punonin rëndë por merrnin fitime shumë më të shumta, sa merrnin në Shqipëri në një vit.

Në këtë moment ai veçoi korçarët, duke thënë se kjo është një arsye për të thënë se ka pasur një rrënjë historike të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy