Hapet rruga e negociatave, Azizi: Kundërshtimi ishte thjesht për përfitim politik

Hapet rruga e negociatave, Azizi: Kundërshtimi ishte thjesht për përfitim politik

Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez, pas disa ditësh protesta nga një pjesë e opozitës. Megjithatë, pavarësisht qëndrimit kundër të partive opozitare maqedonase, në vendin fqinj nuk pritet krizë që mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Në studion e lajmeve, nga Shkupi përmes Skype, analisti Berat Azizi tha se situata i ngjan asaj pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës.  

Propozimi francez kaloi dhe protestat e ditëve të fundit ulën intensitetin, çka dëshmon se Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër përvese hapjes së negociatave me BE.

Besoj se gjithçka do të varet nga e marta, por nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ata që kundërshtuar propozimin francez ishin gati ta pranonin me disa kushte, mes të cilave edhe zgjedhjet e parakohshme. Nuk kemi asnjë sinjal as nga qeveria as nga partitë e pakënaqura.

Pati shumë zhurmë edhe për marrëveshjen e Prespës dhe prej saj nuk ka pasur asnjë të keqe për Maqedoninë. Nuk besoj se do të ketë ndryshim të kursit politik në këtë drejtim.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy