Shpejtësi mbi normat dhe alkool, policia pezullon 62 leje drejtimi (VIDEO)

Shpejtësi mbi normat dhe alkool, policia pezullon 62 leje drejtimi (VIDEO)

Në ditët e para të vitit policia rrugore ka pezulluar 34 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 28 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

 
Policia ka vijuar me monitorimet në akset kryesore të vendit, duke shtuar përdorimin e dragerave dhe radarëve me qëllim parandalimin e aksidentetve rrugore, për shkak edhe të abuzimit me aklookin në këto ditë festive. 


Aktualisht në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë.


Po kështu kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. 


'' Policia Rrugore do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë.'' thuhet në njoftimin e policisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy