Gjashtë vjet pas votimit të Brexit, kryeministrja euroskeptike Liz Truss dëshiron ta udhëheqë Mbretërinë e Bashkuar përsëri drejt arenës politike të Evropës.
Sipas tre zyrtarëve të pranishëm në një takim të enjten, Mbretëria e Bashkuar u tha partnerëve të saj evropianë se kryeministrja Liz Truss jo vetëm që është e gatshme të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë javën e ardhshme, por se ajo është gjithashtu e gatshme të presë samitin e ardhshëm në Londër, raporton Politico.
Komuniteti Politik Evropian është një konfigurim i sapolindur i vendeve evropiane, liderët e të cilëve synojnë të takohen rregullisht. Klubi, i cili do të takohet për herë të parë më 6 tetor, përfshin liderët e BE-së, vendet kandidate si Ukraina, Ballkani Perëndimor dhe Turqia, si dhe fqinjët që nuk duan të anëtarësohen në Union, si Norvegjia, Zvicra dhe Britania e Madhe.



