
Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se te Tirana nuk e prisnin që skuadra të prodhonte futboll në kaq pak kohë.
Osmani deklaroi se në klub vendosën që dështimin në Europë, ta zëvendësojnë me shitjen e lojtarëve. Për Shehin, drejtori Osmani, u shpreh se trajneri ka besimin e të gjithëve në klub.
Gjithmonë kampionati shqiptar, është i fortë dhe nuk duhet të habitemi me skuadrat që janë sipër. E meritojnë vendin ku janë.
Jemi në një moment, ku duhet vetëm të punojmë, të bëjmë si vitin e kaluar. Tani nuk ka kohë. Një vit më parë, dështuam nuk bëmë Europë dhe bëmë fazë përgatitore shumë të mirë. Pasi u shpallëm kampionë, gjëra në Europë nuk shkuan mirë. Secili nga ne morëm përgjegjësitë. Kemi arritur që dështimin në Europë, ta zëvendësojmë duke shitur lojtarë, të cilët kanë qenë të rëndësishëm. Ky ka qenë objektivi i klubit, që përveç se do fitojmë titullin, do përfitojmë edhe nga shitjet e lojtarëve.
Trajneri Shehi, që kur ka ardhur, edhe deri tani, e ka pasur mbështetjen e madhe të presidentit Halili. Besimin trajneri e ka nga të gjithë. Nuk mund të shesim asnjë lojtar pa diskutuar me trajnerin. Pas ndeshjeve, çdo trajner do të fitojë. Kur nuk shënojnë futbollistët, trajneri Shehi nuk e kalon përgjegjësinë te lojtarët, por e merr gjithmonë përsipër.
Seferin jemi munduar ta zëvendësojmë me Hasanin. Kur ka ardhur te Tirana, Seferin nuk e kemi marrë për sulmues kryesor. Kam besim se Hasani, se fund të kampionatit mund të ketë oferta. Totren e kemi zëvendësuar me Kallakun. Tolin me Deliun, nuk po fus këtu Aleksin. Në janar do shikojmë, ku do na duhet ndonjë lojtar.
Di të them që as ne nuk e prisnim që skuadra në kaq pak kohë të prodhonte futboll. Të gjitha skuadrat që kemi luajtur na janë mbyllur prapa.



