Dule: Arrestimi i Jorgo Goros, lëvizje politike e orkestruar nga Edi Rama

Dule: Arrestimi i Jorgo Goros, lëvizje politike e orkestruar nga Edi Rama

Nga Korça, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë Himarë Jorgo Goro si një lëvizje e kryeministrit Rama, raporton korrespondentja e MCN TV. 

Sipas Dules janë "lëvizje marionetash në teatrin e hijeve që kërkojnë të ngrejë Rama në Himarë". Sipas tij, në Shqipëri "duhet të respektohet ligji, kushtetuta, konventat europiane, duke e konsideruar "një njollë të pashlyeshme për një shtet të së drejtës mbajtjen e Fredi Belerit në burg".

Vangjel Dule ka vijuar më tej kur e ka cilësuar arrestimin e Goros "si një lëvizje politike të orkestruar nga dirigjenti Edi Rama", duke e cilësuar Goron, sikurse edhe eksponentë të tjerë të PS-së, si "viktimë të lojës së kryeministrit shqiptar".

I pyetur nëse po përgatitet Vangjel Tavo si kryetar bashkie në Himarë, Dule thotë se "nuk ka lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që z.Rama po përpiqet të ngrejë në bashkinë e Himarës, që mund të sugjestionojë qytetarët, forcat politike, që e dinë realitetin dhe planet diabolike të z.Rama me pronat në Himarë". 

Këto deklarata kryetari i PBDNJ i ka dhënë nga Korça në aktivitetet e zhvilluara në nder të festës kombëtare greke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy