Analisti Sami Neza komentoi në MCN Live primaret e zhvilluara në Partinë Demokratike.
Ai thekson se lista kishte një kryqëzim të mjaftueshëm mes personaliteteve kombëtare dhe atyre lokale, që sipas tij do të duhet të ruhet në vazhdim.
Sipas analistit primaret treguan që PD ka arritur momente të mira të kohezionit brenda partisë.
Neza vuri në dukje se “outputi” do ishte më i mirë, nëse do kishim primare kombëtare.
“Ajo çka pashë unë në zgjedhjet e djeshme, ishte që kishte një numër të madh pjesëmarrësish, që tregon që PD ka arritur momente të mira të kohezionit brenda partisë, që premton për numër të madh votash më 11 maj. Kishte një kryqëzim të mjaftueshëm mes këtyre dy lloj figurave. Anëtarët e PD, votuesit e primareve, identifikuan edhe vlerat lokale, por edhe kombëtare. Ndërtuan prototipin e një deputeti, që përveç se është përfaqësues i mirë në zonë, por edhe në Kuvend. S’ka qenë një kapërcim i lehtë. Ky sistem zgjedhor ka prodhuar deputetë lokalë, që e kanë të vështirë të kuptojnë sfida kombëtare. Lista e PD, është një listë e kryqëzuar, mes personaliteteve kombëtare dhe lokale. Nëse do ruhet do jetë gjë shumë e mirë. Kjo listë është bazë e fortë, e rëndësishme, projeksion real, por ka disa koefiçentë që lidhen edhe më përfaqësimin lokalë, dhe indikatorë të tjerë. Do kishte output më të mirë nëse do kishte primare kombëtare”.



