Projektligj/ Kuvendi i “merr” INSTAT-in kryeministrit (VIDEO)

Projektligj/ Kuvendi i “merr” INSTAT-in kryeministrit (VIDEO)

Në Kuvend ka mbërritur për diskutim këtë javë projektligji për “Statistikat zyrtare”. Përmes tij, synohet krijimi i autonomisë së INSTAT-it, pasi do të jetë Kuvendi ai që do të bëjë emërimet dhe shkarkimet për anëtarët në institucion.

Të dhënat e dala nga Instituti i Statisikave në jo pak raste janë bërë objekt debati si në parlament, ashtu jashtë tij dhe për të shmangur polemikat në kuvend është propozuar një projektligj i ri për statistikat zyrtare. Sipas nenit 21 të tij, do të jetë Kuvendi ai që do të marrë tagrin për emërmimin  ose shkarkimin e anëtarëve të bordit  me mandat 5-vjeçar, e që në total do të jenë 11 nga 7 që janë aktualisht. Me ligjin aktual, të drejtën për të vendosur mbi fatin e mandatit të anëtarëve e ka Këshilli i Ministrave, të cilit i hiqet si kompetencë. 

Ndërsa në argumentin e relacionit, synohet që të përmirësohen një sërë treguesish për të evituar rezervat ndaj INSTAT-it, duke ndërtuar si një strukturë krejtësisht të pavarur. Pra, në thelb kërkesat e ligjit janë prodhimi i statistikave asnjëanëse e reale, pa presione nga grupe interesi, dhe afrimi i përdoruesve, duke marrë në konsideratë direkt interesin e tyre. 

Kontribut kryesor për hartimin e draftit ka dhënë Banka e Shqipërisë, ministritë e linjës dhe organizatat ndërkombëtare të interesuara për përmirësimin e cilësisë së statistikave zyrtare, si dhe Eurostat, i cili prodhon statistikat zyrtare për Europën. Ndërkohë, lista për përmbushjen e rekomandimeve të BE-së do të konsistojë me   1. ngritjen e Sistemit Kombëtar Statistikor nga INSTAT; 2. mbrojtjen me ligj të pavarësisë profesionale të INSTAT-it dhe të agjencive statistikore;3. mandatimin e drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT-it dhe forcimin e kompetencave të tij si udhëheqës i Sistemit Kombëtar Statistikor; dhe forcimin e kompetencave të INSTAT-it, duke i dhënë autonomi më të zgjeruar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy