Biometria kuantike, zbulimi i fundit për identifikimin e njerëzve përmes syrit

Biometria kuantike, zbulimi i fundit për identifikimin e njerëzve përmes syrit

Mekanika kuantike mund të na vijë në ndihmë së shpejti për t’i identifikuar njerëzit thjesht nga mënyra se si sytë e tyre i ndjekin fotonet. Kriptografia kuantike premton saktësi të garantuar nga ligjet e fizikës. Kjo është arsyeja se pse qeveritë apo organizata të ndryshme ushtarake po nxitojnë të përqafojnë këtë lloj teknologjie.

Michail Loulakis në Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës në Greqi ka studiuar mundësitë që ejp mekanika kuantike në indentifikimin e individëve.

Teknika e re bazohet në aftësinë e syrit të njeriut për të dalluar fotone të caktuara. Eksperimente të kryera në vitin 1940 kanë treguar se syri i njeriut mund të dallojë edhe një dritë që përbëhet nga një grusht fotonesh.

Eksperimentet e kryera nga Loulakis përfshijnë lëshimin e një drite flash në sy dhe numërimin e herëve që personi në fjalë dallon dritë.

Duke mbledhur së bashku e të gjithë faktorët në një parametër të vetëm të quajtur alfa, fizikanët mund të llogarisin probabilitetin e dallimit të dritës.

Parametri i quajtur alfa krijon një hartë që varet kryesisht nga skema unike e nervave, enët e gjakut dhe qelizat e syrit të ndjeshme ndaj dritës. Alfa është unike për çdo indidvid. Harta e saj krijon një “firmë” biometrike, e cila shërben për identifikim.

Me t’u krijuar kjo hartë për çdo person, identifikimi bëhet përmes lëshimit të dritës flash në sytë e individit dhe krahasimit të reagimit me skemën bazë.

Mes disa pikëpyetjeve që mund të lindin në lidhje me këtë mënyrë identifikimi është edhe ajo që ka të bëjë me plakjen. Dihet që me kalimin e viteve, shikimi dobësohet. Kjo do të thotë se çdo skemë identifikimi duhet të ketë një afat skadence.

Por ndikime në shikim mund të kenë edhe faktorë të përkohshëm si gripi, konsumi i alkoolit etj.

Të gjithë këta faktorë po studiohen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy