Këlliçi: Të anulohet kontrata e inceneratorit të Tiranës, SPAK nuk mblodhi provat te Bashkia

Këlliçi: Të anulohet kontrata e inceneratorit të Tiranës, SPAK nuk mblodhi provat te Bashkia

Ish-deputeti Belind Këlliçi kërkon anulimin e kontratës koncesionare të inceneratorit të Tiranës. Këlliçi njofton se ka vënë në dijeni drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për një sërë elementësh që e bëjnë shkelje të rëndë nënshkrimin e kësaj kontrate.

Në shkresënë drejtuar SPAK-ut, Këlliçi i jep informacion të detajuar Dumanit sesi shtetasit Alberto Presezzi dhe të tjerë, kanë mashtruar në deklarimet e tyre përpara prokurorëve Italianë. Ata kanë gënjyer, për takimet e kryera në disa shtete mes aksionerëve.

Bashkëlidhur asaj shkrese, Këlliçi i vë në dispozicion SPAK-ut shkresën e parë me të cilën ka filluar e gjithë procedura për dhënien e koncesionit për inceneratorin e Tiranës, shkresë që prokurori i dosjes, Arben Kraja nuk e ka gjetur në Ministrinë e Mjedisit dhe as nuk është munduar ta kërkojë në Bashkinë e Tiranës.

Dumanit i është vënë në dispozicion dhe komunikimi shkresor midis ministrit Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj, ku Koka garanton Ministrinë e Financave që kompania do të investojë me kapital aksioner 100.5 milionë euro pasi njëri nga investitorët ishte Paul Ëurth Italia.

Por sipas shkresës, kompania e huaj është përdorur thjesht si “presta nome” pasi është larguar si aksioner pa u mbyllur viti 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy