
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, viziton sot Kosovën.
Ministrja Xhaçka do të pritet fillimisht nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa më pas do të vizitojë Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të pritet nga ministri Rrustem Berisha.
Ministrja në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të pritet me ceremoni ushtarake.



