Situata në Kakavijë, Meta: Përgjegjësia është vetëm e qeverisë shqiptare, Reagon Rama

Situata në Kakavijë, Meta: Përgjegjësia është vetëm e qeverisë shqiptare, Reagon Rama

Presidenti Ilir Meta të hënën ka bërë përgjegjës qeverinë shqiptare për situatën e rëndë që kaluan qytetarët në pikën kufitare të Kakavijës.

Gjatë një konference për mediat, Meta theksoi se qeveria gjen justifikime dhe e drejton gishtin nga ana tjetër e kufirit. 

Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësinë e pa ushtruar nga ana qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masta dhe të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni u është dhënë njerëzve për ata që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur njoftim nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi kuotën e leje-kalimit mbi 750 persona në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin. Radhët e gjata kilometrike janë të pajustifikuara nga autoritetet tona. Një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave te jashtëzakonshme, por ajo i parandalon situata të tilla. Askush nuk i informoi qytetarët dhe për më tepër qeveria i fajësoi edhe vetë qytetarët dhe kjo është e pafalshme dhe e papranueshme”, tha Meta.

Meta u shpreh gjithashtu se edhe ai vetë ndërmori veprime për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës humanitare në pikën doganore.

Nga ana e Presidentit janë bërë të gjitha veprimet e duhura, jo vetëm publikisht që kanë qenë shumë të rezervuara për të mos ndikuar në një debat të panevojshëm, duke qenë se ishte një çështje shumë e madhe humanitare. Ky nuk ishte rasti i parë, ishte dhe në Kapshticë, në të gjitha rastet Presidenti ka bërë përpjekjet e tij më të mira që të parandalojë çështje të tilla”, u shpreh Presidenti.

Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i shtetit kërkoi ndjesë në emër të shtetit shqiptar për të gjithë qytetarët që për ditë të tëra kaluan momente tepër të vështira në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Për 5 ditë me radhë, në pikën doganore të Kakavijës u krijua një radhë 10 kilometra me emigrantë shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në Greqi.

Situata u qetësua në orët e para të mëngjesit të sotëm kur kaluan edhe qytetarët e fundit që kishin mbetur në radhë.

Pas konferencës së presidentit Meta, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy