
Teologu Miron Çako në “Zgjohu me MCN” ka folur për botën e përtejmë nëse ajo ekziston duke u ndalur dhe te besimi në hije, xhinde dhe fantazma.
Ai tha se për të krishterët fantazmat nuk ekzistojnë por janë shpirtra që qarkullojnë në eter, janë qenie të krijuara nga perëndia qenie mendore pa trup dhe mbushin gjithë universin por duke qenë se janë qenie shpirtërore ne nuk i shohim por shpesh i ndjemë. Sipas tij, ata janë të ndarë në engjëj të mirë që na falin paqe dhe në rebel ata kanë për qëllim të çorodisin qenien njerëzore duke pretenduar ti largojnë nga Zoti.
Probabiliteti për të parë botën e përtejme që nuk është vetëm bota e fantazmave ata të cilët përmes hallowen hyn në botën demonjake, ajo e vdekjes ose adhurimi satanik atëherë probabiliteti rritet dhe statistikat janë nga njerëz që e kanë festuar hallowen dhe kanë parë pamje reale.
Ka shumë gjëra që ne fizikisht nuk mund ti shohim dot. Për shembull valët televizive qarkullojnë në këtë studio por asgjë nuk shohim ne. Kush ka tentuar të lidhet me botën shpirtërore që ndahet në dominiake dhe engjëllorë dhe dëshmitë se ajo botë ekziston janë të shumta. Shumë njerëz mund të thonë tani po ka të drejtë ose jo.
Sot ka një mendim që ekzistojnë fantazmat por për ne të krishterët nuk ka fantazma ato janë shpirtra që qarkullojnë në eter, por ato nuk ekzistojnë për ne. Por këto hije që shfaqen është se janë qenie të krijuara nga perëndia, qenie mendore pa trup fizik me trupa ajror eterik dhe ata nuk i binden pengesave dhe mbushin gjithë universin, por duke qenë se janë qenie shpirtërore ne nuk i shohim por shpesh i ndjemë, ka engjëll të mirë që na japin paqe dhe qetësi por ka dhe engjëll rebel, ata shfaqen herë pas here dhe pamjet e tyre nuk janë të mira por kanë qëllim ta çorodisin qenien njerëzore, ata tallen me njerëzit dhe i largojnë ata nga Zoti.
Më tej ai shpjegoi se demonët shfaqen në pamjen që ti do dhe krijon komunikim me një forcë demoniane dhe ky është rrezik sepse kujtojmë se flasin me të afërmit e tyre por në të vërtetë flasin me demonët dhe djalli shfaqet në engjëll drite, si pamjen e një shenjtori dhe njerëzit gabojnë.
Ka raste në historinë e kishës që i kanë pasur këto pamje demoniake në pamje engjëllorë dhe kanë gënjyer veten. Ne nuk duhet të jemi kurioz për ti parë ata, kurioziteti i pa menaxhuar mund të të fusë në zona të errëta ku futesh dhe s’del dot më. Ne nuk mund ta prekim gjithçka që është larg nesh. Teologjia është që të na japë dritë në këtë errësirë. Teologjia shpjegon se kur thërret një shpirt nuk është se të vjen personi i dashur me fytyrën që të shfaqet por është një demon. Të ardhmen e di vetëm zoti.
Fallxhorja na duket sikur i di gjërat por në fakt ajo ose flet në përgjithësi ose është lidhur me një demon. Engjëjt janë pasqyrim i mirësisë së Zotit dhe kur ata shfaqen të largohet frika, të jep mesazhe pozitive dhe morale, të fut në rrugën e Zotit, nëse je gabim të thotë pendohu të jep mesazhe për shpëtimin e jetës tënde, ndërsa demonët të mashtrojnë dhe të lënë një shije të frikshme dhe paniku. Janë qenie të degjeneruar që infektojnë njerëzit. Në momentin që vëmë besimin te ajo që marrim na ndodh në jetë ajo që mendojmë sepse kur e vendos besimin te kjo qënie dhe ti shkëputesh nga Zoti. Ata bëjnë dhe regji të jetës sonë kur besojmë te demonët.
Çako tha se shpirti është uni ynë, dhe shpirti në momentin që del nga trupi ynë shkon në botën metafizike aty ku është Zoti, aty gjykohet dhe sipas gjykimit që i jep perëndia ai shkon në parajsë ose në botën e të vdekurve dhe shpirtrat nuk lëvizin janë si të burgosur por në eterin tonë lëvizin këto shpirtra engjëllorë.
Nëse Zoti e lejon të vijë dhe të takojë është me lejen e perëndisë. Ëndrrat janë tjetër gjë, është një telefonatë dhe vizioni është si të jetë ballë për ballë. Prandaj është diçka më speciale vizioni se ëndrra por dhe ëndrrat nuk janë të gjitha realitete, një është shkarkesë e trurit shikon natën ato që shikon ditën apo i ëndërron, truri fle por jo shpirti. Vijnë nga demonët dhe pak vijnë nga Zoti. Besimtarët, marrëdhënia e zotit me ne është personale dhe këto që ne shohim nuk shprehen sepse ngatërrojnë palën tjetër, por bota metafizike ekziston se janë dëshmi nga shekuj.
Pra ka besimtarë që hyn në zonë të rrezikshme nëse s’mban rregullat dhe ligjet, por nëse beson dhe kur ata na shfaqen ne mund të mbrohemi duke bërë kryqin për të krishterët, e dyta duhet të kesh kurajë ta pyesësh se nga kush vjen dhe nëse është i Zotit ai thotë vijë nga Zoti nëse është demon ai largohet dhe nuk përgjigjet. Paraliza e gjumit, duket sikur të kap diçka dhe nuk reagon dot, ndodh që ata vijnë dhe të posedojnë. Kur është demon të fut të gjithë ankthin e vet sepse ka ankthin e ferrit, ata të përçojnë realitetin e tyre të keq, prandaj në të tilla raste njeriu duhet ti lutet Zotit.



