GJKKO çon pas hekurave turko-shqiptarin Rexhep Ipek, avokatët: Do ta ankimojmë

GJKKO çon pas hekurave turko-shqiptarin Rexhep Ipek, avokatët: Do ta ankimojmë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 janar të këtij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në shtator të 2019-s, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit “Limit”.

Ky shtetas ishte personi i fundit ende i lirë dhe tanimë pritet gjykimi i tyre në themel.

Të kontaktuar nga media, mbrojtësit ligjorë të Rexhep Ipek, avokat Arbër Hoxha dhe avokat Dritan Metani u shprehën: "Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy