Sulm me shigjetë në Norvegji, 5 të vdekur dhe dy të plagosur

Sulm me shigjetë në Norvegji, 5 të vdekur dhe dy të plagosur

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t'i sulmuar ata.

Ngjarja ndodhi në qytetin në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, në orën 18:13 me orën lokale

Autori i sulmit, një shtetas danez i moshës 37-vjeçare është arrestuar nga policia. Dyshimet janë se ai ka vepruar i vetëm dhe tashmë do të hetohet nëse ngjarja ka lidhje me një akt terrorizmi.

Një shigjetë e lënë në një mur shihet pasi disa njerëz u vranë dhe të tjerë u plagosën nga një burrë që përdorte një hark dhe shigjeta për të kryer sulme, në Kongsberg, Norvegji, 13 tetor 2021.

Kryeministrja Erna Solberg tha se raportet për incidentin ishin "tmerruese". "Unë e kuptoj që shumë njerëz kanë frikë, por është e rëndësishme të theksohet se policia tani ka kontrollin", tha ajo në një konferencë shtypi.

Autori thuhet se ka nisur sulmin brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Një nga të plagosurit ishte një oficer policie jashtë detyrës i cili ishte në dyqan në atë kohë.

Shefi i policisë lokale Oyvind Aas konfirmoi se sulmuesi kishte arritur t'i shpëtonte një konfrontimi fillestar me policinë para se të arrestohej përfundimisht në orën 18:47 minuta lokale, 34 minuta pasi filloi sulmi.

I dyshuari u dërgua në një stacion policie në qytetin Drammen, ku avokati i zgjedhur për ta mbrojtur atë, Fredrik Neumann, tha se po bashkëpunonte me autoritetet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy