Jep dorëheqjen përpara zgjedhjeve kryeministri i Armenisë

Jep dorëheqjen përpara zgjedhjeve kryeministri i Armenisë

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan ka dhënë sot dorëheqjen duke përgatitur terrenin për zgjedhjet parlamentare të 20 qershorit që synojnë zbutjen e një krize të zgjatur politike.

Pashinyan ka dhënë lajmin përmes një postimi në “Facebook”, duke u shprehur se deri në mbajtjen e zgjedhjeve ai do të kryejë detyrat e tij si kryeministër.

“Kam dhënë dorëheqjen në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor. Do të jem kandidat për kryeministër. Nëse njerëzit vendosin që unë duhet të japë dorëheqje si kryeministër, unë do të respektoj vullnetin e tyre dhe nëse ata duan që unë të vazhdoj punën time si kryeministër, gjithashtu do të respektoj vullnetin e popullit”, shkruan ai.

Pashinyan tha se do të vazhdonte të përmbushte detyrat e tij si kreu i qeverisë së përkohshme përpara votimit dhe se do të kandidonte për kryeministër.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy