BE pajis me kamera dixhitale Beogradin për frenimin e emigracionit

BE pajis me kamera dixhitale Beogradin për frenimin e emigracionit

Bashkimi Evropian do të furnizojë me kamera dixhitale Serbinë duke kontribuar në frenimin e fluksit të migrantëve në kufijtë e saj, njoftoi sot misioni i BE-së në Beograd.

Një itinerar i përdorur nga qindra mijëra persona që i largohen vatrave të luftës në Lindjen e Afërme, në Azi dhe në Afrikë ndërsa vijëkalimi nga Ballkani u bllokua në muajin mars.

Por, qindra persona aspirojnë çdo ditë për të kaluar në mënyrë të paligjshme në Evropën Perëndimore.

Ata janë aktualisht rreth 6 000 në Serbi që jetojnë në kampe në kushte sanitare shpeshherë të pasigurta.

Serbia përforcoi këtë verë kontrollin e kufijve të saj. Ushtria po kryen aktualisht patrullime në këtë zonë. Ajo bëri thirrje për një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së migrantëve, duke paralajmëruar se nuk zotëronte logjistikën e nevojshme për të pritur një numër të madh të personave që vijojnë të bllokuar në dyert e Evropës.

“Delegacioni i BE-së në Beograd dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (OIM) nënshktruan një kontratë një milionë euro që parashikon ndër të tjera një sistem të qëndrueshëm të monitorimit dixhital si dhe kamera portative dixhitale. Marrëveshja parashikon kryesisht trajnimin e stafit dhe mbështetje administrative”, sipas deklaratës së BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy