Këtë të enjte Kina i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të mbajë një qëndrim të paanshëm ndaj situatës së Covid-19, pasi OBSH denoncoi se Pekini nënvlerëson vdekjet dhe numrin e të sëmurëve të shkaktuar nga virusi.
Ne shpresojmë që sekretariati i OBSH-së të mbajë një pozicion shkencor, objektiv dhe korrekt dhe të përpiqet të luajë një rol pozitiv në përgjigjen globale ndaj sfidës së pandemisë.
Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë me shtypin, duke këmbëngulur që Pekini mban bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në.



