Qeveria shpërblen me 12 paga efektiven e policisë që humbi gishtat në protestë

Qeveria shpërblen me 12 paga efektiven e policisë që humbi gishtat në protestë

Qeveria ka vendosur t’i akordojë një ndihmë financiare efektives së policisë, Ina Nuka, e cila u plagos në protestën e banorëve të Astirit pak javë më parë. Në bazë të VKM-së së miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Ina Nukës do t’i jepet një ndihmë financiare në masën e 12 pagave mujore, praktikisht 792 mijë lekë të reja.

 Efektivja e policisë humbi gishtat si pasojë e shpërthimit të një kapsolle në protestën e banorëve të Astirit më 22 nëntor. Ajo u dërgua për kurim në Turqi, nga ku është kthyer pak ditë më parë.

 

DHËNIE NDIHME FINANCIARE ZNJ. INA GAVROSH NUKA, INSPEKTOR, PUNONJËS POLICIE I PLAGOSUR NË KRYE TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e ndihmës financiare, në masën e 12 (dymbëdhjetë) pagave mujore, znj. Ina Gavrosh Nuka, inspektor, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme, motorist, në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, e plagosur në krye të detyrës për vendosjen e rendit dhe të sigurisë publike.

2. Efekti financiar, në vlerën 792 000 (shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy