Kulluri: Kemi kaluar në qeverisje oligarkike, një grup njerëzish vendosin për fatet e këtij vendi

Kulluri: Kemi kaluar në qeverisje oligarkike, një grup njerëzish vendosin për fatet e këtij vendi

I ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV, Edvin Kulluri u shpreh se militantët e partive ndonjëherë kthehen dhe në fatkeqësi për shoqërinë pasi çimentojnë qëndrimet e gabuara. Ai tha se vendi ynë ka kaluar në qeverisje oligarkike, ku një grup njerëzish qeverisin përgjithësisht fatet e këtij vendi.

Ajo që ne biem dakord është konstatimi, përgjithësisht sot njerëzit që janë militantë, PD dhe PS kanë gati 1 mln militantë që nuk lëvizin nga aty, janë vendosur aty janë radikal, por për shoqërinë ndonjëherë këto janë fatkeqësi sepse çimentojnë qëndrimet e gabuara prandaj pjesa më racionale e shoqërisë sonë e kanë mbyllur historinë me këtë grup njerëzit, për mënyrën se si kanë operuar. Dua të them se nëse nuk ndryshon sjellja, nuk ka për të ndryshuar asgjë.

Kryetarët e kryesive të vogla kritikojnë shpesh herë Ramën, Bashën, Berishën e Metës duke thënë se duhen kryetarë të rinj, ndërkohë që vetë kanë 20 vjet në parti, kjo ndonjëherë kthehet dhe në komedi. U shkrinë të gjitha partitë e vogla dhe Rama i futi në PS, këtu kemi kaluar në qeverisje oligarkike ku një grup njerëzish qeverisin përgjithësisht fatet e këtij vendi, një nga format më të gabuara të vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy