Palët në marrëveshjen e grurit nuk e kanë njoftuar OKB-në për shtyrjen, organizata e konsideron sot 17 korrik si ditën e fundit të marrëveshjeve. Kështu konfirmuan burime nga OKB. "Nuk kemi konfirmim për zgjatjen. OKB-ja e konsideron 17 korrikun si ditën e fundit të nismës", tha burimi. Një tjetër burim konfirmoi se marrëveshja nuk është rinovuar për momentin. Megjithatë, burimet nuk kanë përjashtuar që marrëveshja mund të zgjatet në orët e ardhshme. “Ne jemi ende duke pritur për Moskën, gjithçka është e mundur”, tha burimi i dytë.



