Eksodi i dytë/ Të rinjtë: Problem pagat, mungesa e meritokracisë dhe pasiguria

Eksodi i dytë/ Të rinjtë: Problem pagat, mungesa e meritokracisë dhe pasiguria

Në emisionin “Fol” në MCN TV trajtoi sot atë që konsiderohet si “eksodi i dytë i të rinjve” shqiptarë që po largohen masivisht nga vendi. Kujtojmë që vetëm në vitin 2020 numërohen mbi 8 mijë leje pune në Gjermani. Po ashtu shqiptarët renditen mes të parëve për kalimin me gomone në Britaninë e Madhe.  

Studentja Sidorela Vatnikaj tha se në Shqipëri ka një pasiguri të tmerrshme, dhe të rinjtë ndihen shpesh si donkishotë që presin diçka që nuk do të vijë kurrë.

Arsyeja kryesore pse çdo ditë e mendoj nëse duhet të qëndroj ose jo, është pasiguria e tmerrshme. Shtëpia që mund të shembet në çdo çast, policia që është e papërgjegjshme dhe nuk të konsideron si njeri, nga asfalti elektoral dhe problematika të tmerrshme, të paimagjinueshme për vitin 2023.  Më duket sikur po të vazhdoj të qëndroj, ndihem si një donkishot, që pret diçka që s’do të vijë kurrë. Shoh një pesimizëm total të miqve të mi. Ne duhet të shohim më pak interesin personal dhe të shohim disa çështje që na prekin të gjithëve”.

Gazetarja Bleona Sari theksoi se janë rritur ngjarjet kriminale në Shqipëri, si dhe të rinjtë që kthehen në vend kanë rrënjë kriminale.

60 për qind e të rinjve që kanë ikur, alternativën kryesore kanë gomonen! Të rinjtë, jo vetëm largohen nga vendi, por kur kthehen, kthehen me rrënjë kriminaliteti. Ai mund të rrijë këtu dhe të bëjë një punë me një bazë më të lartë shoqërore, por mund të shkojë në Britaninë e Madhe, të bëjë një punë shumë më të thjeshtë dhe të marrë pesëfishin e pagës që merr këtu. Edhe prindërit shprehin shqetësimin që duan të largohen, që t’u rrinë fëmijëve pranë”.

Një tjetër student, Valimiri, tha se Shqipëria ka profesionistë, por ata largohen ngaqë nuk janë të mirëpaguar.

Kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Pati dhënë Rama një premtim që për ekselentët do gjejmë vende punë, por me sa duket ishte një premtim elektoral. E-Albania funksionon për patronazhistët, unë s’jam patronazhist. Shqiptarët janë larguar gjithmonë nga Shqipëria, por sot mundon shpresa se gjërat mund të përmirësohen në këtë vend. Nuk mendoj se po jetoj në një vend normal. Të rinjtë sot po ikin sepse s’kanë mundësi. Kriminaliteti është në nivele të frikshme. Kryeministri thotë që s’ka profesionistë, unë do thoja që ka profesionistë, por s’janë të mirëpaguar. Çfarë do bëjë një i ri me 300 euro pagë?! Çmimet janë rritur, ka ndikuar leku i pistë që futet në Shqipëri. Një apartament kushton 100 mijë euro. Sot kemi një rritje ekonomike artificiale. Rritet ekonomia sepse blen oligarkët që blejnë me lekë krimi”.

Pjetër Vatnikaj nga klubi studentor i Fakultetit të Drejtësisë tha se po shkohet drejt një “diktature të re” me patronazhistët. Po ashtu ai vuri në dukje se një të riu i duhen mesatarisht 70 vite për të blerë një shtëpi.

Duhet të gjejmë shkaqet pse largimi është bërë biblik. Duhen 77 vite që dy partnerët të blejnë një shtëpi në Tiranë. Në Zvicër me 22 vite ble një shtëpi me një pagë mesatare. Ne na duhen mesatarisht 70 vjeç për të blerë një shtëpi. Arsyeja tjetër është që kemi mjaft student që s’e gjejnë veten në shoqëri. Do ta quaja një ‘diktaturë të re’. Dolën të dhënat personale, a mbajti kush përgjegjësi?! Të dhënat u blenë, kush mban përgjegjësi, asnjë. Ndodhi rasti i patronazhistëve, kush mbajti përgjegjësi, asnjë. Zgjedhim se sa të ulim kokën dhe të pranojmë nënshtrimin, të ikim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy