Shqiptarët ndryshojnë preferencë: Zëvendësojnë Gjermaninë me një tjetër shtet për azil

Shqiptarët ndryshojnë preferencë: Zëvendësojnë Gjermaninë me një tjetër shtet për azil

Pavarësisht pandemisë, mbi 5 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së dhe në Zvicër. Dhe një nga vendet më të preferuara nuk ishte Gjermania, por Franca, kjo për shkak të trajtimit më të mirë social që u bëhen emigrantëve.

Nga të dhënat e Eurostat, publikuar nga monitor, në total ishin rreth 2 mijë aplikime nga shqiptarët për azil në Francë, ose 39% e totalit.

Greqia është shteti i dytë i BE-së që pret më shumë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, me rreth 1 mijë, ose 20% të totalit. Më pas renditet Gjermania me 16% të totalit; Italia, me 9%, Belgjika me 5.3%.

Suedia është një tjetër destinacion, ku shqiptarët provojnë që të aplikojnë për të marrë dokumente si azilantë (190 aplikime, ose 4% e totalit).

Irlanda është një tjetër vend që ka zgjuar interesin dy vitet e fundit, me 40 aplikime në 2020-n.

Në të gjithë botën, Shqipëria renditet e 23-ta për numrin e kërkesave për azil, por duke qenë se popullsia e saj është e ulët, në raport me popullsinë, klasifikohemi të dytët pas Sirisë. Ndërsa në Ballkan mbetet e para në vlerë absolute.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy