
Gjykata e Prizërenit në Kosovë ka vendosur të ekstradojë në Shqipëri shtetasit Indrit Taullai. Ai u arrestua pak javë më parë, pasi SPAK kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkombëtar pasi akuzohet në vrasjen e Klodian Salliut dhe Vajdin Lamajt, ngjarje të ndodhura 15 vite më parë.
Në lidhje me këto ngjarje u arrestua së fundmi në Dubai edhe Plaurent Dervishaj, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet vendase për ekstradimin e tij. Ka shumë gjasa, që Dervishaj t’i shpëtojë esktradimit në Shqipëri, pasi mes Dubait dhe Shqipërisë nuk ka marrëveshje për të kryer ekstradimin e personave të cilët arrestohen sit ë përfshirë në ngjarje kriminale.
Akuzat ndaj tyre u ngritën pas dëshmisë së Luftar Reçit, i cili ishte personi që siguroi bombën që u përdor për vrasjen e Vajdin Lamajt.



